Ndahet nga jeta doktori i UÇK-së, Sherif Krasniqi

320

Ka ndërruar jetë sot, mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sherif Krasniqi.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur Zafir Berisha, ish-komandant i UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Sot u nda nga kjo botë edhe një bashkëluftëtar i UÇK-së, mjeku që shëroj plagët e luftës për të jetuar në liri, pranë Br 125 të ZOP UÇK-së. Në momentet vendimtare për Kosovën, Sherifi si mjekë ju bashku radhëve të UÇK-së duke dhënë kontributin të madh në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroj shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës!”, tha ai, duke treguar për veprimtarinë e Krasniqit.

Comments