Nje shtatore qe le hapesire per ta kritikuar

789

Sot u zbulua shtatorja e Skenderbeut ne Gjakove. Gjest per tu lavderuar me prezencen e perhershme historike te heroit tone. Skulptura si art tredimensional fokusohet te pjesa anatomike, proporcionet, gjesti, ngjashmeria, drita, hija. Kete rast ana estetike lene hapesire per te kritikuar. Trupi i heroit i cili qendron i ulur ne kale. Nga beli e siper proporcionalisht trupi i tij eshte shume i madh ne raport me pjesen e poshtme te trupit. Nese do fokusohej skulptori ne permasat e vogla trupore te tij duke filluar nga koka, qafa, gjoksi, krahet, gjunjet, pulpat e kembeve dhe shputat. Te jene ne harmoni pjeset njera me tjetren jo sikur ne kete rast pjesa siper e trupit duket si e pavarur(krahet, gjoksi i madh, gjunjet e shkurter ne teresi kembet).

Nese analizohet ngjashmeria e heroit, ngjashmerit bazohen ne fakte te ndryshme historike. Ne kete rast me shume skulptori fokusohet te punimi i muskujve te kalit, dhe ne plan me ne rregull e ve strukturen e kalit se te heroit. Kellefi i shpates shume i madh ne raport me trupin e heroit. Nese analizojme kembet e kalit para dhe ato prapa nuk jane ne harmoni me levizjen ( jane te pa kordinuara)pra ecje e kalit dhe te berit hapin para me kembe perpara nuk nderlidhet sepse te pakten njera nga kembet prapa duhet te jete paksa e lakuar tek gjuri derisa ecja e kalit mbas ligjit te vepruarit duhej ta bente nje gje te tille. Duhet te ngritet pyetja se figurat e shquara si ne kete rast heroi jone madheshtor Skenderbeu a duhet te punohet me profesional? A duhet te filtrohen bucetat nga komisionet profesionale? Duhet shume kujdes per shtatoret ne hapesirat publike vecanerisht per figurat historike, sepse cdo gjenerate mbas ketij imazhi krijon nje pasqyre ne mendje.

Art Critic, Ilir Muharremi

Comments