Pacolli e Gjyshinca merren në pyetje nga policia për incidentin në Kuvend

348

Vetëvendosje po pretendon se deputeti i saj, Gazmend Gjyshinca, është sulmuar fizikisht nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala.

Pas një përplasje të ashpër në Komisionin për Punë të Jashtme, deputjetja e VV-së, Fitore Pacolli, para mediave tha se Kujtim Shala e Arben Gashi kanë sulmuar fizikisht deputetin Gazmend Gjyshinca, shkruan lajmi.net.

“Pengesa ka nis qysh pas mbledhjes së Komisionit. U përpoqën që të pengojnë ushtrimin e detyrës tonë zyrtare. Ata patën një tendencë të dytë, na sulmuan në korridorin e ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo para mediave.

Pas përfundimit të konferencës, Pacolli tha se ajo dhe Gjyshinca do të merren në pyetje nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga Arben Gashi i LDK-së, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Në një deklaratë për media, ai ka mohuar se ka pasur ndonjë incident pas mbledhjes së Komisionit. /Lajmi.net/

Comments