Për shkak të Rusisë, Serbia shumë shpejt do të bëhet Ukrania e Ballkanit.

560

Serbia është bërë vrima e zezë e Evropës, për shkak të lidhjes së saj me Rusinë dhe refuzimin e Perëndimit.SHBA ka rikthyer me në fund sytë nga Ballkani, si pasojë e rritjes se ndikimit rus , sidomos në aleatin e saj tradicional Serbinë.Tani NATO dhe SHBA, vërtetë e kanë parë si rrezik të madh praninë ruse në Serbi, dhe kjo prani ruse do të thotë destabilizim të Ballkanit dhe dobësim të Bashkimit Evropian.

Deklarata e komandanti të forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Skaparoti se “Popullsia serbe është problemi më i madh në Ballkan”, ka nxitur reagime të ashpëra në Beograd.

Rusia dhe Turqia e shohin demokracinë liberale Perëndimor si kërcënimin më të madh për pushtetin e tyre autoritar dhe diktatorial, prandaj Rusia së bashku me aleatët e saj po mundohen që duke destabilizuar shtetet e Evropës do të ruajnë pushtetin e tyre diktatorial.

SHBA dhe NATO do të bëj të pamunderën që të zhduket ndikimi rus në Ballkan, veçmas në Serbi. Nëse Serbia nuk do të shkëputet nga Rusia, atë do ta pres fati i Ukrainës. Do të ketë luftë civile në Serbi.

“NATO është gati të reagojë dhe të parandalojë zhvillimin e kancerit rus në rajon” tha komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Skaparoti.

Comments