Përfundon peticioni për shkarkimin e kryetarit në Zubin Potok, mblidhen më shumë nënshkrime se që janë kërkuar

208

Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Ismi Zeqiri.
Këtë njoftim e ka bërë Srdjan Vuçiniq, iniciator i këtij peticioni i cili ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1300 nënshkrime që i kanë kërkuar.

Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

“Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq.

Nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat e tjera të Veriut të Kosovës, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut e Zveçan.

Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet. /Lajmi.net/

Comments