Policia i zuri duke përgatitur gara me vetura- 7 persona shoqërohen në stacion në Prizren

230

7 persona janë shoqëruar në Polici pasi u zunë në Prizren nga policia duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet, shkruan Periskopi.

Përmes një njoftimi Policia ka thënë se ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore

Njoftimi i plotë:

Prizren, 11 Mars 2024
Me date 08 dhe 10/03/2024, patrullat policore të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren dhe Stacionit Policor Prizren Veri, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur disa automjete dhe persona të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë dhe ishin duke mbledhur para për bastet.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionet policore përkatëse dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj 7 (shtatë) është filluar proceduar penale për veprën penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.
Organizimi I garave të shpejtësisë është një aktivitetet I rrezikshëm dhe I jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tille .

Comments