Policia ia vendosë shiritat pompës së derivateve ‘Patroni’
Policia e Kosovës ka vendosur shiritat në pompën e benzinit “Patroni”.
Kjo pompë duhej të lëshonte pronën nga data 01.01.2024 por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga “Patroni” që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka marrë një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.

