Prokurorit të shtetit i vidhet banesa

210

Gjatë pasdites së djeshme, një prokuror i shtetit, ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur, kanë hyrë dhe kanë vjedhur në banesën e tij.
Sipas raportit policor është bërë e ditur se atij i janë vjedhur portofoli, disa dokumente personale dhe çelësat e banesës, shkruan lajmi.net.

Më tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë pasditen e djeshme.

Rasti është duke u hetuar.

Comments