Pse Ilir Shaqiri vendosi ta publikoj këngën e re me 25 maj? [Video]

317

Ilir Shaqiri po rikthehet, këtë herë edhe më fuqishëm. Këngëtari i shumë këngëve me mesazhe të forta, që janë shndërruar në hite e këngë të pa vdekshme, tani vjen me një projekt që ngërthen në vete një ndër poezitë më të thella të të gjitha kohërave, shkruan “Kosovarja”.

Poezia me titull “Nëse mundesh”, vlerësuar gjithandej botës si “Himni i jetës”, e shkruar nga Rudyard Kipling në vitin 1895, e shqipëruar nga Robert Shvarc, vjen si tekst kënge e interpretuar fuqishëm nga i mirënjohuri Ilir Shaqiri, kompozuar dhe orkestruar nga Korab Shaqiri.

Ky projekt i veçantë e ka premierën nesër mbrëma dhe jo rastësisht “Nëse mundesh” lansohet pikërisht me 25 maj.

Bëhet e ditur se këngëtari e ka përzgjedhur këë datë për arsye se me 25 maj ka lindur i madhi Naim Frashëri dhe po ashtu nipi i tij, Temali, emrin e të cilit e mban edhe njëri nga romanet e Ilirit, ai me titull “Tan Temali”, shkruan “Kosovarja”./Kosovarja/

Comments