Qeveria themelon një grup për projektin e kompleksit memorial Adem Jashari

330

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari, raporton Gazeta Express.

Propozimi u bë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, derisa, ai para ministrave tregoi edhe për përbërjen e grupit.

Njoftimi i Qeverisë:

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë mbledhje është themeluar Komiteti Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Komiteti do të ketë këtë përbërje:

1. Kryesues i Komitetit – z. Besnik Tahiri, Zëvendëskryeministër i Parë;

2. Anëtar i Komitetit – ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

3. Anëtar i Komitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë;

4. Anëtar i Komitetit, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës;

5. Anëtar i Komitetit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;

6. Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Familja Jashari;

7. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;

8. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Muzeut të Kosovës;

9. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit të Historisë;

10. Anëtar i Komitetit – Drejtori i Institutit Albanologjik;

11. Anëtar i Komitetit – z. Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt;

12. Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve dhe

13. Anëtar i Komitetit – Përfaqësues nga OVL e UÇK-së.

Comments