QKMK: Sistemi i Doganës së palës serbe nuk po funksionon, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Jarinjë

207

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi i Doganës së palës serbe nuk po funksionon.
Përmes një njoftimi në Faceboook, QKMK ka njoftuar se për këtë arsye është ndaluar qarkullimi i kamionëve në Pikën Kufitare në Jarinjë.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Comments