Raportohet se Kadri Veseli është infektuar me koronavirus

416

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Kështu të paktën kanë konfirmuar burime të Gazetës Express.

Deri më tani Veseli nuk ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv, derisa, të heshtur gjatë të enjtes kanë qenë edhe në zyrën për media të pyetur nga Express.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës për këtë temë.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike ndërkaq ka thënë shkurtimisht se nuk ka informacione për këtë temë.

Comments