Rexhep Selimi: Për rrëzimin e Qeverisë Hoti, llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit

626

Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka treguar se a i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Selimi kur u pyet se a i kanë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, u shpreh se llogarisin edhe në kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se nga Osmani presin më shumë se një votë, duke aluduar në disa emra të deputetëve të LDK’së që janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në partinë e tyre.

“Nuk e ka vetëm një votë Vjosa Osmani. Nuk e din sa i ka o Imer, ka më shumë Vjosa Osmani”, ka thënë ai në RTV D.

Gjithashtu, Selimi ka thënë se Vjosa Osmani tanimë është një figurë e respektuar dhe ka përkrahje nga populli./Periskopi/

Comments