Rohde: Kosova nuk ka përparuar në korrupsion, duhet më shumë ambicie
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se Kosova për dallim nga Maqedonia dhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk ka përparuar në luftimin e korrupsionit, shkruan lajmi.net.
“Përfundimi i Transparency International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje”, ka shkruar Rohde në “X”.
Rohde ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë nëse ka më shumë ambicie.
“Progres në Kosovë me zgjedhje ???????? por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor????????. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.

