ROT: Sivjet duhet të zgjidhet çështja e emrit

492

Ministri shtetëror për çështje evropiane në MPJ-në gjermane Mihael Rot në pres konferencën e sotme me kryeministrin Zoran Zaev porositi se kontesti i emrit me Greqinë patjetër të zgjidhet këtë vit, ndryshe do të zgjas status- quoja e gjendjes.

“Këtë vit duhet të zgjidhet çështja e emrit, ndryshe status- quoja e gjendjes do të zgjas. Veçmas e rëndësishme është dyja palët të mos shpejtojnë me vizatimin e linjave të kuqe. Nevojitet dialog politik mes qeverisë dhe opozitës. Konsideroj se dyja palët kanë vullnet dhe mund të merren vesh për kompromis të pranueshëm për dyja palët”, ka thënë Rot.

/Medial.mk/

Comments