Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

143

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

Mes dhuratave të shumta që mori nga biznese të ndryshme, më e veçanta ishte ajo nga Klodi dhe Londrimi. Djemtë u kujdesën që shoqes së tyre t’i dhuronin diçka me vlerë të veçantë – një varëse.

Në momentin që Elijona e pranoi dhuratën dhe e vendosi në qafë, ajo u emocionua pafund, pasi varësja mbante figura simbolike që i kujtonin nënën dhe motrën e saj të cilat nuk jetojnë më.

Comments