Serbia intensifikon betejën diplomatike në OKB për Kosovën

408

Beteja diplomatike e Serbisë për Kosovën së shpejti do të intensifikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-s.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Danas” sipas së cilës në New York ky vend do të paraqes argumente që “përplasen” me përpjekjet e fuqive të mëdha për të krijuar njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

Raportohet se qëndrimet e Serbisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, të planifikuara për më 14 maj, do të prezantohen ministri i Jashtëm Ivica Daçiq.

Kjo gazetë duke iu referuar burimeve të saj raporton se të gjithë ministrat serbë tashmë janë udhëzuar t’i kushtojnë vëmendje të veçantë çështjes së Kosovës gjatë çdo takimi me homologët e tyre nga jashtë, dhe kjo veçanërisht i referohet takimeve me zyrtarët e atyre vendeve që supozohet të jenë në gjendje të tërheqin njohjen e Kosovës.

Comments