Me vendim të KRRE-së nga mesnata shtrenjtohen sërish çmimet e derivateve. Dizeli shtrenjtohet për 6.50 denarë, apo 1 litër do të kushtojë 92 denarë. Nga mesnata gjithashtu për 7 denarë shtrenjtohet edhe çmimi i benzinës.
Një litër benzinë do të kushtojë 86.5 denarë Euro Super BS 95 ndërsa Euro Super BS 98 do të shitet për 88.5 denarë./Alsat.mk.

