Thomas Tuchel largohet nga Bayern Munich-u në fund të sezonit

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.
Gazetari, Florian Plettenberg raporton se pas një takimi të gjatë mes kryesisë së kampionit të Bundesligas dhe trajnerit Tuchel u murr një vendim, shkruan Indeksonline

Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.
50-vjeçari ishte emëruar trajner i “Bavarezëve” gjatë muajit mars të vitit të kaluar. Ai fitoi titullin e Bundesligas qysh në sezonin e parë.
Por humbjet e fundit si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Bundesliga, ia lëkunden karrigen ish-kampionit të UEFA Champions League me Chelsean./Indeksonline/