Vuçiq uron Pashkët me mesazh provokues për Kosovën

344

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka uruar sot besimtarët për Pashkët ortodokse, me mesazh provokues për shtetin e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë fuqishëm dhe me vendosmëri për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë me të shenjtën tonë të shenjtë Kosovën dhe M… si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Vuçiq, njofton kabineti i tij.

Vuçiq falënderoi patriarkun dhe Kishën Ortodokse Serbe për “shërbimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për ruajtjen e shpirtit të qenies kombëtare serbe – Kosovë e M…” Të krishterët ortodoksë që ndjekin kalendarin Julian festojnë Pashkët të dielën.

Comments