Zaevi i përgjigjet Osmanit: Mandati i takon partisë së parë, jo të tretë
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për “A1on” ka deklaruar se mandati për formimin e Qeverisë i takon atij, dhe jo partisë së tretë.
“Në demokracinë parlamentare, është e qartë se kush e merr mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo të tretës. Nuk dua të komentoj më tej. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultate”, tha Zaev.
Kësisoj Zaevi i është përgjigjur zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani i cili ditë më parë tha se nëse i siguron votat, mandat për formimin e Qeverisë mund të jetë edhe BDI.

