Nga Labi apo Visari, nga cili e piu Blerona kafen më të ëmbël [Foto]
Me vite të tera ai ishte mik i pa ndashëm i shumë familjeve me emisionin shumë familjar ‘Një kafe me Labin’ në televizionin 21, shkruan Kosovarja.
Por jo gjithmonë zgjatë përgjithmonë prandaj edhe Labit i erdhi një fund në televizionin i cili ishte bërë si i shtëpisë. Ndonëse ai u largua dhe vazhdon në një tjetër kanal televiziv, hapësirën e tij e zuri kolegia Blerona Zeqiri bashkë me kolegun Visar Kalludrën.
Si Labi ashtu edhe kolegët e tij pas ardhës janë të përshtatshëm dhe të pranueshëm për një pjesë të madhe të popullit me kafen e mëngjesit ku sjellin shumë çka brenda kohës së këtij emisioni.
Blerona ka kohë ka marrë vëmendje dhe komentohet për pamjen dhe imazhe aq provokuese që ofron në rrjetet sociale. Janë linjat super të theksuara ku e bëjnë që të vihet në fokus nga rubrikat rozë.
Në ju sjellim dy fotografi të Bleronës e cila ndodhet në krahë të dy partnerëve të emisionit duke shijuar kafen, po shtohet pyetja kafja e cilit ia la shijen më të ëmbël e Labit apo Visarit ?! /Kosovarja/



