Themelimi i UÇK-së , Lindja e Shekujve

792

Me 17 Nëntor 1994 u themelua nga organizata politiko-ushtarake më e suksesshme në botë Levizja Popullore e Kosovës Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila mandej theu shumë mite dhe bëri epokë çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera nën robëri .

Por arkitekti projektuesi i të gjithave dhe mbështetesi ides së luftes së armatosur është Enver Hoxha dhe pikërisht me oficeret hartat trajnimet e tij u stervitem dhe me armët e tij dhe Shqipërisë nënë luftuam okupatorin mizor serb .

UÇK-ja është vazhdimesi e luftërave legjendare Skënderbeut , e Rilindjes Kombëtare e luftes partizane me Enver Hoxhen në krye është kurorizem i përpjekjeve titanike të luftëtareve në shumë breza dhe pikërisht UÇK-ja ruajti kombin tonë nga zhdukja dhe e solli lirinë e Kosoves me aleatët tonë sepse pa luftë liria nuk do na vinte në pjatë siç thoshte i madhi e i pavdekshmi baca Adem Demaçi .

UÇK-ja është pasuri mbarëkombëtare , ajo është e çdo shqiptari në troje të veta dhe mërgatë ajo është Ushtria më e drejtë dhe më e pastër në botë UÇK ja e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari andaj ne duhet ta ruajmë si sytë e ballit këtë kryevlerë kombëtare e cila dhe sot po sfidohet me padrejtësi e fortuna të cilat do ti fitoj si gjithmonë .
Lufta jonë vazhdon deri në BASHKIM KOMBËTAR 🇦🇱✊

Erald Selca

Comments