Hoxhaj: Në Beograd mbahet samit kundër Kosovës, ministria e Jashtme hesht

364

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se derisa në Beograd po mbahet Samiti i të Painkuadruarve, i cili, sipas tij ka për qëllim goditjen e Kosovës, politika e jashtme në Kosovë nuk po ndërmerr asgjë.

Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Serbia sot organizoi Samitin e të Painkuadruarve, mbajtja e të cilit, sipas tij, nuk ka për qëllim të kujtojë e flasë për 60-vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje, por sipas Hoxhajt ky samit shpërfaq dy qëllime të politikës së jashtme serbe, të cilat do të promovohen jo vetëm gjatë kohës së mbajtjes së samitit, siç thotë ai, por që do kenë edhe efekte në kohë.

Qëllimi i parë është të godasë Kosovën në planin ndërkombëtar! Qoftë me tërheqje të njohjeve apo me bllokim të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare! Qëllimi i dytë minimi i vlerave të Perëndimit kudo në botë. Sepse dihet se përmes kësaj lëvizje po përfaqësohen interesat e Rusisë dhe të Kinës, aty ku këto nuk mund ta bëjnë vetë këtë! Meqë çdo lloj shteti, race e feje është mbledhur në Beograd, ndër tjerash kundër Kosovës, politika e jashtme e Kosovës duhet të mbledhë forcën, të paktën të dalë me një qëndrim me shkrim për këtë ngjarje antiperëndimore, në të cilën ministri i jashtëm rus Lavrov është mysafir nderi i Samitit!” ka shkruar tutje Hoxhaj.

Comments