Çfarë na pret deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit?

206
Çfarë na pret deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit?

Moebel THEMA

Zgjedhjet deri më tani u anuluan dy herë, por kësaj radhe do të mbahen më 11 dhjetor, kështu u vendos në marrëveshjen para dy ditëve që u arritë ndërmjet katër liderëve partiak.

Përderisa partitë nuk ndërrojnë mendje dhe përsëri nuk i anulojnë zgjedhjet, ja cilët janë afatet e Kodit zgjedhor që duhet të respektohen nga institucionet:

2 shtator (sot): Ministrat dhe zv- ministrat e rinj të LSDM-së zyrtarisht do të emërohen për anëtarë të Qeverisë;

12 tetor: pritet të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet;

17 tetor: Radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe ato elektronike (portalet) obligohen të publikojnë listën e çmimeve për reklamim politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor;

27 tetor: KSHZ patjetër ta bëj publike listën e votuesve. Shqyrtimi publik zgjat 20 ditë, deri më 16 nëntor;

11 nëntor: KSHZ duhet t’i publikoj përshkrimet e njësive zgjedhore;

18 nëntor: KSHZ patjetër duhet t’i publikoj në gazetë ditore listat me kandidat për deputetë;

21 nëntor: Fillon fushata zgjedhore;

22 nëntor: KSHZ do t’ua dorëzoj listën e votuesve partive politike të cilat në afat prej pesë ditë, deri 27 nëntor, patjetër të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave;

27 nëntor: KSHZ nënshkruan listën e votuesve;

8 dhjetor: KSHZ duhet ta dorëzoj materialin zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore;

10 dhjetor: Përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja parazgjedhore;

11 dhjetor: Dita e zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore. /Telegrafi/

Comments