Grubi – Janakakis: Shqiptarët janë pjesë e zgjidhjes së kontestit me Greqinë

219

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë Ambasadorin e Greqisë në Shkup, Dimitris Janakakis.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Janakakis diskutuan dhe ndanë mendime për aktualitetet politike në vend dhe në rajon, negociatat Shkup – Athinë rreth kontestit për emrin, fqinjësinë e mirë, planin reformues, si dhe integrimin EuroAtlantik.

Deputeti Grubi theksoi para Ambasadorit Janakis që partnerët shqiptar të koalicionit qeverisës duhet të përfshihen medoemos në procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin për arsye se këtë e presin qytetarët, kjo është premtuar në programet tona zgjedhore si dhe është dakorduar nga të gjitha partitë shqiptare në Deklaratën e Përbashkët.

Grubi gjithashtu theksoi që procesi i ndërtimit të masave të mirëbesimit midis Shkupit dhe Athinës duhet të ri-intensifikohet dhe të vijojë bashkë me negociatat e drejtëpërdrejta midis dy vendeve tona për zgjidhjen e çështjes së hapur.

Integrimi në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë prioritete tona absolute.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Janakis gjithashtu diskutuan edhe për skenën politike në vend, barazinë gjuhësore dhe reformat sistemore, por edhe diskutuan edhe për bashkëpunimin ekonomik.

Comments