Harry Kane hero i Bayern Munichut, shënon në minutat e fundit për tri pikë
Skuadra e Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesliga, pasi në javën e 23-të mposhti RB Leipzig me rezultatin 2:1.
Golin e fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, shkruan Indeksonline
Kane shënoi në minutat e fundit pas asistit nga Choupo-Moting për t’ia dhënë tri pikë klubit të tij.
Sulmuesi anglez shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje, duke çuar në 27 shifrën e golave këtë sezon në Bundesliga.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e 2-të, tetë pikë më pak se lideri Bayer Leverkusen (61)./Indeksonline/