Kadri Veseli viziton lokacionin e Memorialit të dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe, thotë se Tribunali është i paevitueshëm

228

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

”Sot jam këtu për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që ditën e nesërme të marrim këto vendime që janë të drejta, jo kundër askujt por me qëllim të mirë, që e vërteta të dalë në shesh dhe ajo e vërtetë është se shqiptarët në mënyrë të organizuar nga shteti serb janë dëbuar në Prishtinë”.

”Në të gjithë Kosovën, ka pasur kryetar komune, komandant policie, komandant ushtrie, ka pasur njësi ushtarake të cilët në kohën e caktuar si tek ky stacion i trenit, e ka pasur përgjegjësinë t’i mbrojnë qytetarët tanë, dhe askush nuk është mbrojtur përkundrazi ata janë dhunuar, dëbuar, zhdukur, vrarë, masakruar, varrosur, zhvarrosur dhe sot nuk ka drejtësi”.

”Ky stacion i trenit ditën e nesërme në Kuvendin e Kosovës në seancë do të shkojë në propozim që të shndërrohet në Muze të Deportimit – Muze i dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e veta. Le të vijnë fëmijët, gjeneratat e reja, ndërkombëtarët ata që e duan paqen, që e duan drejtësinë e le ta shohin atë copëz të realitetit që e kanë pasur bashkëqytetarët tanë”.

”Ky është realiteti ynë, jemi krenarë me këtë realitet, nuk do ta harrojmë, nuk jemi hakmarrës por edhe kriminelët do të përgjigjen”.

Veseli ka thënë se Tribunali Ndërkombëtar do të ndodhë dhe është i paevitueshëm, kriminelët serbë do të japin përgjegjëzi, njofton Klan Kosova.

”Tribunali Ndërkombëtar do të ndodhë. Do të përgjigjen masakruesit, dhunuesit, për krimet që kanë kryer serbët mbi qytetarët tanë në të gjitha kohërat”.

”Si qenie njerëzore, si luftëtar i lirisë, të gjitha këto i kam përjetuar edhe vet. Ne malet tona kur kemi qenë ne rreth 500 vetë janë të dokumentuara me foto dhe incizime, në bjeshkët e Berishës me nga 5 kg në qese, për t’i mbajtur me dhjetra familje që kemi pasur ne shtabi i përgjithshëm për të mos u cënuar”.

”Arritëm t’i mbrojmë ato familje që të mos depërtojnë kriminelët serbë, por nuk ishim cdo kund. E ndjejë veten përgjegjës para cdo femre shqiptare, i dobët si mashkull që s’kemi arritur t’i mbrojmë. Ato janë heroina të Kosovës e më vjen mirë që ka trimëresha sikur Vasfije Krasniqi e cila e tregon realitetin të cilin nuk duhet ta harrojmë”.

”Kjo nuk është garë mes neve. Çdo veprim që po e marrë tani, nuk fitoj poena. Tribunali Ndërkombëtar do të ndodhë sepse është i paevituaeshëm dhe do të ndodhë memorizimi i këtij krimi kolektiv që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve”.

”Nëse flasim për drejtësi, për jetë njerëzish, për kriminelët që kanë ndihmuar dhe vrarë, duhet të përgjigjen para drejtësisë domosdoshmërisht do të ketë përkrahje nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

”Hapat e para janë bërë me Kongresin Amerikan dhe pres që ajo që ka ndodhur në kongres të ndodhë edhe në shumë vende demokratike. Nuk ka mundësi të heshtet e as të mbulohet një krim kaq masiv që ka ndodhur mbi qytetarët tanë. Ne do të punojmë shumë nga dita e nesërme do të punojmë që në mënyrë institucionale që të dokumentojmë, faktojmë edhe procedojmë në mënyrë penalo-juridike krimet që kanë ndodhur në Kosovë bazuar në dëshmtarët”.

”Sa i përket dilemës se është vonë – nuk është vonë aspak rreth asaj që ka ndodhur. Vonë janë vetëm ata që gjithnjë kanë flejtë dhe kanë qenë të vonshëm dhe tuten prej hijes së vet. Serbia dot ë paguajë për krimet, kriminelët s’do ti lëmë të flenë të lirë – edhe në gjumë do t’i marrim. Shteti i Kosovës ka kapacitete dhe do t’i arrestojë kriminelët e luftës kudo që janë, nuk do të kenë tolerim ndaj tyre- keni besim në shtetin e Kosovës”.

Comments