Marina tregon se si Geti gatuan për të kur ka kohë të lirë! / Foto
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndër çiftet më të dashur për publikun.
Ata u martuan në shtator të vitit të kaluar, gjersa tash e sa vite jetojnë së bashku në Tiranë.
Foto: Marina Vjollca/Instagram
Çifti ruajnë një harmoni shumë të mirë mes vete, dhe këtë e kanë treguar edhe përmes fotografive që publikojnë së bashku në rrjetet sociale.
Ditët e tyre në përditshmëri janë shumë më ndryshe nga ato kur kanë ndonjë angazhim në projekt muzikor apo televiziv.
Në fotografinë e publikuar, Marina prezanton një pulë të cilën reperi po e ziente, teksa me shaka ajo shkruan në mbishkrimin e fotografisë se Geti e ngacmon duke i thënë “Shoqja ime në jacuzzi”.
Foto: Marina Vjollca/InstaStory



