Përplasja midis Arben Gashit e Xhavit Halitit , gjykata dënon me gjobë këtë të fundit

286

Me 18 maj të vitit 2018 në sallën e Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur një përplasje midis deputetit Arben Gashi e Xhavit Haliti.
Lidhur me këtë rast gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Gjykata vendosi që Xhavit Haliti të dënohet me 1 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendësojë dënimin me gjobë në dënim me burgim, duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu Haliti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 60 eurosh dhe në emër të kompensimit të Fondit për viktima shumën prej 20 euro.

Comments