Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë: Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal

210

Rreth rastit të fundit me 18 vjeçarin nga Podujeva, ka pasur reagime të shumta, sidomos për sa i përket sigurisë.
Në një njoftim për media, Bulliqi ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku tema e trajtuar do të jetë: Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës, shkruan lajmi.net

Mbledhja do të mbahet sot nga ora 13:00, në sallën e Kuvendit komunal.

Në njoftimin e plotë thuhet:

Njoftim për media;

Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.

Takimi mbahet në sallen e Kuvendit Komunal.

Ftojmë mediat ta përcjellin këtë takim!

22.01.2024, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim /Lajmi.net/

Comments