Pse analistët e vlerësojnë Kastriot Sylejmanin që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës…?!

943

Njohësit e çështjeve politike në vend, Rrahman Paçarizi dhe Adrian Çollaku, në emisionin “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova ku ishin të ftuar, duke folur për kandiatët e NISMA’s Socialdemokrate, kanë dhënë opinione pozitive për kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Kastriot Sylejmani, transmeton Korrespodenti.

Rrahman Paçarizi, ish-gazetar, tani profesor në UP, në emisionin “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova, ka thënë se kandidati Kastriot Sylejmani është një djalë i mprehtë dhe puntëtor.

Ndërsa, analisti Adrian Çollaku, ka thënë se Kastriot Sylejmani meriton që t’i jepet hapësira të jetë në Kuvendin e Ksoovës.

“NISMA ka një çasje që iu ka thënë shumë hapësirë të rinjëve. E kam potencu që një ish-kolegë gazetar, Kastriot Sylejmani, mendoj që ndoshta meriton që t’i jepët hapësira të jetë pjesë e kuvendit”, ka thënë Çollaku.

Më poshtë mund ta shikoni emisionin e plotë “Zona Zgjedhore” në Klan Kosova:

Comments