Teuta Arifi: Jugohromi filtrat, ose të mbyllet!

146

Moebel THEMA

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ka shfrytëzuar press konferencën e sotme në promovimin e projektit City Tree bashkërisht me ambasadoren e shtetit Zvicerian, për të lëshuar akuza të forta kundrejt kombinatit “”Jugphrom” fabrikë që ndot pollogun . Më poshtë ju sjellim fjalimin e Teuta Arifit, ku shigjeton qartë kombinatin “Jugohrom”.

Edhe pse nuk varet prej nesh, megjithatë Ne, qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut jemi më të goditurit nga ndotja e ajrit e cila çdo ditë e më shumë po shkaktohet nga ana e ndotësit industrial “Jugohrom” i cili gjendet ne komunën e Jegunovcës. Andaj në interes të të gjithë qytetarëve të Tetovës dhe më gjërë, është që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje për sa i përket këtij problemi.
Unë si e para mes të barabartëve në qytetin tim, propozoj dhe qëndroj fuqishëm mbas faktit që nëse nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë vendosur filtrat mbrojtjës në ndotësin Jugohrom me të cilat do të reduktohej emetimi i gazrave të dëmshëm, Ky kapacitet industrial duhet patjetër të ndalojë me punë deri në fund të muajit Mars 2017, nga vet fakti që gjatë këtyre muajve kritik treguesit e ndotjes së ajrit në Tetovë arrijnë shifra alarmante. Ky qëndrim i imi aspak nuk dua të interpretohet si tendencë për të shkaktuar dëm social mbi të punësuarit dhe familjet e tyre, dhe pikërisht për këtë mendoj që Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për problemin e lartëpërmendur dheurgjentisht të marrë përgjegjësi për dëmshpërblim dhe kompenzim e të punësuarve në këtë kapacitet industrial, për periudhën përderisa ky kapacitet industrial të qëndrojë mbyllur. Është në interes të qytetarëve të Tetovës, rajonit të Pollogut por edhe për vetë shtetin, që të kemi ambient sa më të pastër jetësor, ku të gjithë do të mundemi të marrim frymë lirshëm.
Theksoj edhe përsëris edhe njëherë, se me këtë qëndrim tonin që besojmë se është i drejtë dhe i bazuar mbi të drejtën themelore të qytetarit për ajër të pastër, nuk duam të vëmë në rrezik ekzistencën e të punësuarve, dhe pikërisht për këtë mendoj që Qeveria në këtë rast duhet të sjellë vendim i cili në parim është i drejtë dhe nuk do të dëmtojë askend.
Zotimi im është për Tetovën time, për qytetin ku jetojmë Ne, dhe rriten fëmijët tanë. Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë edhe burime tjera të ndotjes që shkaktohen nga mungesa e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së ambientit jetësor, andaj NE me përkushtimin më të madh jemi duke u ballafaquar me ta. Për zgjidhjen e disa problemeve shumëvjeçare duhet punë e palodhshme, kohë dhe durim, dhe ajo kohë është TANI, dhe TANI duhet të ndodhë ndryshimi.

Comments