“Topollki”, Komisioni Antikorrupsion mbledh informacione

356

Anëtarët e antikorrupsionit ende janë duke hetuar se si kompania “Topollki”, e cila drejtohet nga vëllai i zv / kryeministrit Koço Angjushev, mori tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentral. Nga komisioni nuk japin detaje për hir të hetimit. Hetimi është hapur pas një informacioni të marrë dhe pas një denoncimi nga opozitarja VMRO-DPMNE, konfirmoi anëtari i antikorrupsionit, Nuri Bajrami.

Ka lëndë, dhe po punohet në të, po mblidhen informacione. E tillë është procedura, duhet të analizohet, ndoshta ndonjëherë duhet të kërkohet edhe më vonë ndonjë dokument. Do të njoftojmë në detaje në një seancë publike -deklaroi Nuri Bajrami, anëtar i Antikorrupsionit.

Para dy muajsh, Qeveria mori vendim dhe me qira dha 32 parcela me sipërfaqe prej mbi 9000 metër katrorë për ndërtimin e një hidrocentrali të kompanisë “Topolki”. Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare më 21 qershor ndërsa pesë ditë më vonë, nëpunës të Ministrisë së drejtësisë kërkuan nga Avokati i Shtetit të jep mendim juridik për qiranë. Me kompaninë “Topollki” udhëheq Todor Angjushev, vëllai i zv/ kryeministrit Koço Angjushev ndërsa pronar është kompania “Hidro Holding”. Bashkë- pronar i pronësisë së “Topolki” është edhe “Fero Invest” ku pronarë janë Koço dhe Todor Angjushev dhe një person tjetër. Alsat tashmë disa ditë shkruan për rastin në fjalë ndërsa përgjigja e Qeverisë përmes disa demanteve ishte se i tërë procesi është zhvilluar sipas ligjit.

Ilie Petrevski

Comments