Tragjike/ ‘Nëse vdes, dua të vdes e bukur”, 20 vjeçarja planifikon funeralin e saj 5 ditë para vdekjes (FOTO)

221

Ditët e fundit të jetës  ajo i kaloi duke u përgatitur  për funeralin e saj.

Racine Pregunta, 20 vjeç  nga Davao, ndërroi jetë me 17 prill, pas një beteje me osteosarkomën, një lloj kanceri të eshtra.

E frymëzuar nga filmi ‘Die Beautiful’ ku një trangjinore vdes duke u kurorëzuar  në një konkurs bukurie, film të cilin ajo e kishte parë një vit më parë , Racine i’u kërkoi familjarëve dëshirën e saj të fundit: ”nëse vdes dua të vdes, dua të vdes e bukur”, e veshur me fustan  të bardhë dhe e mbuluar me lule- sepse vetëm kështu do të ishte lamtumira që ajo dëshironte., shkruan Syri.net

Ndërsa bënte udhëzimet e detajuara , ajo kërkoi një fustan të veçantë , me shirit dekorativ, me lule dhe ngjyra specifike.

Sipas motrës së saj Rolyn Pregunta, Racine, iu kishte lënë disa fotografi –ku ju kerkonte që edhe grimin t’ia bënin si të personazhit të filmit, tek i cili ajo është frymëzuar.

Racine kërkoi gjithashtu që make-up  t’ia bënte  grimierja e saj, pasi vetëm tek ajo kishte besim.

Veç  fustanit të bardhë me një shirit me lule, ajo gjithashtu donte diçka të purpurt, blu dhe nenexhik të gjelbër.

‘Dëshira e saj u përmbush, dhe ne i dhamë  lamtumirën ashtu siç ajo kërkoi” ka thënë motra e të ndjerës ndërsa ka publikuar edhe imazhet e funeralit të saj./SYRI.net

Comments