VMRO-DPMNE: Maqedonia do të mbetet shtet unik dhe multietnik

206

VMRO-DPMNE sot në një njoftim e ka kualifikuar LSDM-në si nxitësin më të madh, siç theksohet, i “orekseve për Shqipëri të Madhe” në vend dhe në rajon, duke rekomanduar se Maqedonia do të mbetet unike dhe shtet multietnik.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë VMRO-DPMNE-ja nuk i ka dënuar incidentet kundër identitetit dhe sovranitetit të Maqedonisë, shkruan Alsat M.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se LSDM-ja dhe Zaevi që të shpëtojnë nga “krimet pranojnë: dygjuhësi, ndryshimin e flamurit, himnit dhe stemës, ndryshim të emrit sipas modelit grek dhe federalizim të vendit.

Comments