Trajneri i Real Madridit: Shkarkimi? Gjeja e fundit që më shkon në mendje

261

Pas humbjes tronditëse të Real Madridit ndaj Levantes në “Santiago Bernabeu”, Julen Lopetegui e pranoi se gjeja e fundit për të cilën është duke u brengosur është puna e tij.

Lopetegui foli për BeIN pas humbjes, duke thënë se nuk është duke menduar rreth shkarkimit të mundshëm pas rezultateve tejet negative në këtë fillim sezon, transmeton Express.

“Puna ime? Kjo është gjeja e fundit që më shkon në mendje momentalisht”, tha ai.

“Duhet t’i motivoj lojtarët për një ndeshje shumë të rëndësishme të martën. Besoj se ne e merituam fitoren në këtë ndeshje [kundër Levantes]. Futbolli është ashtu siç e luan ti, në fund ai që shënon më shumë fiton”, shtoi ai.

Ai ka thënë se tani skuadrës i duhet të ulet dhe të mendojë se çfarë nuk shkon.

“Duhet të ulemi dhe të mendojmë se çfarë po bëjmë gabim, për ta ndryshuar momentumin. Goli s’po vjen. Duhet të insistojmë, por të mos brengosemi, sepse ekipi i ka bërë shumë gjëra ashtu siç duhet”, theksoi ai.

Comments