Futboll: Cila skuadër do fiton superderbin FC Shkupi – Shkëndija?

281

Java e 31-të e kampionatit në Ligën e pare të futbollit vendor sjell superderbin mes dy skuadrave prtendente pë titullin kampion në sezonin 2023/2024 dhe njëherit edhe për pjesëmarrje në gaart europiane kur dihet se kësaj radhe Maqedonia e Veriu përfaqësohet me tre ekipe në dy skuadrat e para dhe fituesi I Kupës. Pra të dyja ekipet kanë pikë të barabarta dhe fitorja është me vlerë të madhe si për Shkupin ashtu edhe për Shkëndijën.

Kapietni I Shkupit, portiere Artan Iljazi prêt një ndeshje të vështir pasi çdo ggjë varate nga forma momentale e lojtarëve.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh se në duelin e fundit nuk e morëm atë që edhe kërkuam. Por sido që të jetë ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe ndaj Shkëndijës shpresojmë në rezultat pozitiv. E kemi parasysh se kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit dhe gjithçka varet nga ne. Shpresoj që me ndihmën e “Shvercerave” dhe të gjithë tifozëve që do të jenë të shtunën, ndeshjen kundër Shkëndijës ta fitojmë dhe tre pikët të mbesin në Çair”, ka thënë Artan Iljazi nga FC Shkupi.

Ndërkohë nga tabori i tetovarëve ka folur gjithashtu kapiteni Enur Totre, i cili ka thënë se triumfi dramatik ndaj Brerës nuk do të ketë vlerë nëse nuk fitojnë ndaj Shkupit.

“Mënyra si fituam AP Brerën duam apo s’duam sjell një eufori në skuadër. Realisht nesër na pret ndeshje më e rëndësishme dhe fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk fitojmë Shkupin. Prandaj jemi të vendosur nesër të japim maksimumin dhe jemi përgatitur për të vazhduar rrugën për ku jemi nisur”, u shpreh Totre.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet sot me fillim nga ora 17:00, ndërsa drejtësinësia i është besuar të ndanë arbitrit nga Shtipi, Dimitar Pileshkov. F.C. Shkupi ka njoftura se në ndeshjen e sotme kundër K.F. Shkëndija, për tifozët hyrja në stadium do të jetë falas dhe kërkon anim korrektë .

Në ndeshjet tjera të javës së 31-të që zhvillohen sot në ora 17:00, takohen: Struga Trim Lum – Gostivari, Voska Sport – Sileksi, Rabotniçki – Tikveshi , Vardari – Makedonija Gj.P dhe AP Brera – Bregallnica

Comments